Pas një pune të pandërprerë është hapur për qarkullim rruga për qendër të skijimit në Brezovicë.
Lajmi është bërë i ditur nga Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës, në një postim në Facebook.
“Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit”, ka shkruar Durmishi.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, duke falënderuar kompanitë e mirëmbajtjes.
Ndryshe, gjatë ditës ishte mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, për shkak të reshjeve të dendura të borës.