Sot bëhet inaugurimi i Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë

Kosova

Sot bëhet inaugurimi i Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 06:49
Foto ilustrim

Sot do të bëhet inaugurimi i Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë.

Pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ndryshe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka mbështetur investimet për ndërtimin e infrastrukturës fizike të Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë.

Investimet kanë krijuar hapësira të gatshme dhe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve vendore dhe të huaja, duke bërë kështu një klimë të favorshme të të bërit biznes në Kosovë.

Parku Industrial në Budrikë të Vitisë gjendet në magjistralen Viti – Gjilan dhe ka një sipërfaqe prej 15.50 ha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat