Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me vranësira dhe intervale me diell.
“Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha .
Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius’, njofton IHMK.