Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit e Ferizajt, me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve, organizon aktivitet - vizitë vendeve turistike në komunën e Ferizajt dhe ecje e shkurtër malore, ku drejtoria ka siguruar transportin. Vizitat do të shoqërohen nga Shoqata Bjeshkatare Alpine "Lybeteni në Ferizaj". (Ora 10:00)
Organizata për kultivimin e traditave kulturore “Shqiptaria” organizon kremtimin e festës "Nata e Buzmit". (Pollatë e Podujevës, ora 17:00)
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) organizon “Laureatët e vitit”. (“Grand Events”, ora 17:30)
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë organizon pritje solemne të Krishtlindjes. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 18:00)
Mbahet programi për Krishtlindje. (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 23:30)
Mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji. (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 24:00)