Ky është parashikimi i motit për javën e fundit të 2023

Kosova

Ky është parashikimi i motit për javën e fundit të 2023

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 19:47
Ilustrim

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, java e fundit e 2023 paraqitet me kushte të qëndrueshme meteorologjike si rezultat i fushave të fuqishme anticilkonike të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-6m/s.”.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius.

E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-6m/s.”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat