Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se po vijojnë punimet për Rrugën Prishtinë - Podujevë.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet.
“Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka thënë ministri Aliu.