Moti sot: Kryesisht i vranët, temperaturat deri në 12 gradë Celsius

Kosova

Moti sot: Kryesisht i vranët, temperaturat deri në 12 gradë Celsius

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Të enjten mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus dy e deri zero gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet nëntë e 12 gradë Celsius.

Kujtojmë, se zyrtarisht jemi në stinën e dimrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat