Shkrimtari dhe studiuesi për letërsinë për fëmijë,Ymer Elshani,është masakruar deri në shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë në Paklek të Vjetër të Drenicës me familjen e tij.Në këtë katrahurë të përgjakur e të djegur,ka shpëtuar vetëm vajza e tij Teuta Ymer Elshani,e cila jeton dhe punon në Amerikë.
Para do kohe,ka nisur nisma që shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani të bëhet muze e orëve të historisë së Kosovës për Liri dhe Pavarësi dhe për brezat e rinj shqiptarë.Po në këtë nismë,do të propozojmë që të ngritet një monument i bustit të shkrimtarit Ymer Elshani pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës,në shenjë nderimi e përkujtimi për jetën dhe veprën e krijimtarisë latrare për fëmijë.
Për këtë nismë,i bëjmë thirrje Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Ministrisë së Kulturës si dhe botës së bizneseve e të diasporës shqiptare nëpër botë,që të ndihmojmë ngritjen e një munumnenti të bustit në bronz për shkrimtarin për fëmijë Ymer Elshani i masakruar me familjen e tij deri shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë në Paklek të Vjetër të Drenicës.
Shkrimtari për fëmijë Ymer Elshani në një monument të bustit në bronz e meriton pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës!