Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka nisur vitin duke lexuar Deklaratën martesore të parë për këtë vit brenda kësaj komune.
Ai përmes postimit në facebook ka uruar çiftin e ri.
Postimi i plotë:
Urime çiftit të ri
Sot me kënaqësi lexova “Deklaratën martesore” për çiftin e ri, që shënon edhe martesën e parë për vitin 2024 në Komunën e Vushtrrisë.
Urime për dhëndrin Mirsad Krasniqi dhe nusen Agnesa Hajrizi.
Çifti i ri u trashëgoftë!