Moti sot, i vranët dhe vende-vende me shi

Kosova

Moti sot, i vranët dhe vende-vende me shi

Më: 4 janar 2024 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ngjashëm ditën e djeshme, i vranët dhe vende -vende me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme parashihet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat