Njësia B1 ka ndalur operimin për 48 orët e ardhshme.
Kjo për shkak të defekteve që u paraqitën në këtë njësi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.
Ai tha që nesër në mesditë do të hyjë në funksion.
“Kjo njësi është ndalur nga operimi në mesnatë më datën 01.04.2024 si pasojë e rritjes së humbjes së ujit, dhe nuk është nominuar TCB për datën 05.01.2024, është bërë identifikimi i problemit gjatë ditës së sotme, janë identifikuar disa rrjedhje të cilat pritet me u përfundu gjatë ditës së nesërme deri në mesditë, dhe të eliminohen që njësitet e gatshme të futen në operim gjatë ditës së nesërme”, tha ai.
E ndalja e këtij blloku po bëhet pas disa muajve që ka hyrë në funksion, pas riparimit që iu bë.