Rruga “Qëndresa” që të çon për në fshatin Llapashticë të Podujevës, sonte është bërë e vështirë për t’u kaluar.
Në pamjet që kanë arritur në adresë të medias shihet se ngricat e krijuara edhe nga reshjet e borës, kanë bërë që veturat të rrëshqasin – e ndërkohë thuajse e pamundshme për t’u ngjitur.
Përkundër kësaj, deri më tani, nuk janë para ndonjë kompani për mirëmbajtjen e rrugëve.
Përveç kësaj, edhe përgjatë magjistrales Podujevë – Prishtinë dhe anasjelltas, media ka pranuar ankesa nga qytetarët, për vështirësi qarkullimi për automjete.