Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-3 deri -1 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1deri 1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, njofton IHMK.