Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me vranësira dhe intervale me diell, ngjashëm me ditën e mërkurë.

Temperaturat do të sillen për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat