Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes. (Velani, Prishtinë, ora 09:30)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, merr pjesë dhe mban fjalim në akademinë përkujtimore në 18-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Në këtë akademi do të performojë edhe Orkestra e Harqeve e Filarmonisë së Kosovës. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 11:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon aktivitete me rastin e 18-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova:
-Homazhe te varri i Ibrahim Rugovës. (Velani, Prishtinë, ora 09:15)
-Vizitë te familja e Rugovës. (Velani, Prishtinë, ora 09:45)
-Promovohet libri “Pushteti dhe intelektualët” botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00)