Parashikimi i motit për të enjten

Kosova

Parashikimi i motit për të enjten

Më: 25 janar 2024 Në ora: 00:11
Ilustrim

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu.

Në zonat malore reshje të pakta bore.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat