Është lansuar programi kombëtar sportiv "Sporti në Shkolla" në Komunën e Podujevës, projekt ky i cili do të shërbejë si disiplinë e të bërit sport në hapësirat shkollore dhe jashtë saj.
Me kwtw rast u tha se në kuadër te këtij programi do të organizohen aktivitete sportive, gara shkollore, shkollat do të pajisen me pajisje sportive si dhe do të zhvillohen edhe kurse falas.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mirëqenia e të rinjve është kryefjala e këtij programi.
Kurti bëri thirrje për të gjithë të rinjtë që sportin ta bëjnë pjesë të jetës së tyre.
Po ashtu, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se është duke u punuar në infrastrukturën sportive të kësaj komune.
Ai tha se ky vizioni i këtij projekti është aktivizimi i sporteve të reja në shkolla.