Moti në Kosovë

Kosova

Moti në Kosovë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Mot kryesisht me diell pritet të mbajë sot gjatë ditës në vend, përveç shiut dhe borës në mëngjes.

Fronti i ftohtë që kalon gjatë natës mbi vend, sjell kushte për reshje të dobëta shiu në pjesë të vendit, të përziera edhe me borë, aty këtu madje edhe shi të akullt, që mund të paraqes rrezik në komunikacion, sipas “Mendimi për motin”.

Më shumë vransira sfhaqen ditën e diel, ku pritet të mbajë mot më i ftohtë, kohëpaskohe madje edhe me reshje të dobëta bore, kryesisht nga pjesë qëndrore e lindore. Temperatura zbresin edhe në 2C.

“Vransirat mbeten dominues edhe përgjatë ditës së hënë, me ndonjë reshje të dobët dëbore orëve të hershme të mëngjesit. Nga dita e martë më shumë kthjellime, në mëngjes ngrica, me minimale deri në -5C, e ditën temperaturat në rritje graduale deri në 7C e 9C, të mërkurën”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat