Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka takuar Ambasadorin e ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku është thënë bashkëpunimi kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë është i pashmangshëm.
Sipas njoftimit të ministrisë, përplot aktivitete të përbashkëta janë realizuar vitin që lamë pas, dhe të tilla priten edhe në vazhdim.
Ministri Çeku i uroi suksese në detyrën e re, ndërsa i shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.
“Bashkë u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin duke u koordinuar për projekte të përbashkëta në kulturë, sport, rini e trashëgimi kulturore”, thuhet në njoftim.