Në 25 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, familjarë e të mbijetuar të masakrës rrëfejnë për vështirësitë e asaj kohe. Ministrja Haxhiu
Ky kombi që është shndërruar në gërmadhë mban kujtimet më të hidhura të Rogovës së Hasit të datës 29 janar 1999.
Brenda tij, janë shenjat e krimit që u krye nga serbët, ë në të janë lulet e familjarëve që humbën të dashurit e tyre në një ndër masakrat më të rënda që kreu ushtria serbe në Kosovë.
Kjo ditë janari rikthen në kujtesën e Shake Ramës, bisedën e fundit që pati me djalin që i ra dëshmor në Rogovë.
Në këtë 25 vjetor, nëna e Agron Ramës thekson që është krenare që është nënë dëshmori, i cili nuk kurseu jetën për lirinë e atdheut.
Na jemi kon në Shqipni, ai u kthy vet me dëshirë, vetëm. E kam përcjellë, i kam thanë nanë rrugë të mbarë, ishalla Zoti ju ka n’dorë edhe ma se kam pa.
E sikur kjo nënë, familjarë të shumtë u mblodhën për të kujtuar të rënët në masakrën e Rogovës së Hasit.
E në mesin e ushtarëve që i mbijetuan masakrës ishte Avni Morina.
Me dhimbje e kujton atë ditë edhe ish komandanti i Koshares, njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni.
Për të kujtuar 21 ushtarët e UÇK-së dhë nëntë civilët shqiptarë që u vranë nga forcat serbë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës, erdhi edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Nga lapidari i dëshmorëve, këta së bashku me dhjetëra qytetarë vizituan varrezat ku prehen eshtrat e të rënëve për liri.
E guximin e tyre e lartësuan krerët institucional.
Për krimet në Rogovë të Hasit kanë reaguar edhe krerët shtetërorë.
Duke kujtuar sakrificën e dëshmorëve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani kanë bërë thirrje që të ketë drejtësi teksa kanë thënë që Kosova nuk ia falë Serbisë krimet që i ka bërë në Kosovë.