Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan në pikën e kontrollit të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë ka ndaluar një shofer, i cili ka bërë tejkalim të shpejtësisë.
Sipas Policisë, në zonën e kufizimit 60 km/h shoferi është hasur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 121 km/h.
Policia i ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 300 euro, dhe 3 muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilanu bën thirrje vozitësve që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.