Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)
Mbahet Ora përkujtimore në nderim të shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Gashi, organizuar nga Art Club “Rifat Kukaj” dhe shtëpia botuese “Armagedoni”. (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 12:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Pejton, Prishtinë, ora 13:00).
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë do të prezantojë raportin vjetor të punës për vitin 2023. (Salla e Kuvendit në Komunën e Prishtinës, ndërtesa e Vjetër, ora 14:00)