Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës ndaj gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas raportimeve për shkëmbimin e pronave.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku.
Në seancën e anulimit të vendimit për shkëmbimin e pronave, Maloku disa herë e ka sulmuar grupin KOHA.
“A nënkupton kjo që ka pasur interes të kalojë kjo pikë apo vetëm pasi kjo u bë publike nga media të caktuara për qëllime krejtësisht që i shërbejnë interesave politike grupore e biznesore,” ka thënë Maloku.
Statuse denigruese ndaj gazetares Rama ka pasur edhe në Facebook, duke e mbrojtur Ramën dhe Komunën e Prishtinës.
Këto sulme dhe kjo gjuhë janë të papranueshme, dhe AGK e fton Komunën e Prishtinës të distancohet dhe të ofrojë përgjigje zyrtare e institucionale për të gjitha pretendimet e ngritura.