Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se greva e heshtur nuk shpallet, por mund të jetë aktualisht e pranishme nën heshtje.
Ironike e ka vlerësuar Jasharaj, rritjen e pagës prej 28 eurove për mësimdhënësit.
“Greva e heshtur nuk shpallet, por mund të jetë nga pakënaqësitë që janë tani e greva mund të jetë aktuale dhe e pranishme diku më shumë e diku më pak.
Ndryshimi i koeficientit ka qenë ngritje e pagës prej 28 euro, ironike”, u shpreh ai.