Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi në ditëlindjen e 61-të, të Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, së bashku me familjarët e bashkëveprimtarët e heroit, kanë bërë homazhe pranë shtatores së Heroit e cila qëndron krenare në qytetin e Obiliqit.
Në homazhe kanë marrë pjesë edhe nënkryetari, kryesusesja e Kuvendit, asambleistë e ekzekutivin, bashkëpunëtorë e qytetarë.
“Nderuam jetën dhe veprën e tij, duke lartësuar figurën e personalitetin, kontributin e sakrificën deri në vetëflijim për të jetuar të lirë dhe që sot të gëzojmë pavarësinë e vendit tonë.
Heronjtë kanë vetëm ditëlindje, ne të gjallët ju përkulemi me respekt Heronjve të Kombit, kujtimi dhe lavdia për ta do të jetë i përhershëm dhe për jetë të jetëve. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Kombit, Fahri Fazliu. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar ai në Facebook.