Gjatë vitit 2023 janë evidentuar mbi 350 persona si lëmosh-kërkues.
200 janë vetëm fëmijë.
Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.
“Të evidentuar si lëmosh kërkues për vitin 2023 janë 364 persona. Fëmijë janë të evidentuar 200 e të rritur janë 164”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Ndërsa, vetëm gjatë janarit të 2024-tes, 24 persona i ka evidentuar policia si lëmosh-kërkues.
“Gjate kësaj periudhe kohore janë të evidentuar gjithsej 24 persona. Fëmijë janë 11, ndërsa të rritur 13”, thuhet në përgjigje.