Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Intelektual – Evropa 2023, organizojnë sot tryezën me temë “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”.
Tryeza pritet të fillojë në ora 14:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Arsimi në Republikën e Kosovës është duke u ballafaquar me probleme sistematike dhe mungesë serioze të trajtimit nga kjo qeveri, në të gjitha nivelet, duke filluar nga arsimi parafillor e deri te ai i lartë. Është e qartë dhe më se evidente që Arsimi nuk është prioritet në këtë qeveri dhe se problemet janë shtuar dhe janë alarmante. Ndikimi politik, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e fondeve për hulumtime shkencore, pagat e ulëta si dhe kushtet e dobëta infrastrukturore kanë sjellur këtë sektor buzë kolapsit.
Lidhur me këtë çështje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Intelektual – Evropa 2023, organizojnë tryezën me temë “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”.
Tryeza mbahet sot, nga ora 14:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.