Parashikimi i motit për të premten

Kosova

Parashikimi i motit për të premten

Më: 7 mars 2024 Në ora: 23:54
Ilustrim

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, përderisa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta shiu.

Në orët e mëngjesit nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të dobët bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 6-23 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat