Kryetarja e Aleancës së Gruas në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj, ka uruar 8 Marsin me disa aktivitete në Komunën e Klinës.
Në llogarinë e saj në Facebook, Kukaj tha se në këtë ditë të veçantë, ajo shpreh urimet më të mira për të gjitha gratë kudo ndodhen për ditën e tyre.
Ajo i ka falenderuar ato për imazhin dhe figurën e hekurt që pasqyrojnë çdo ditë në çdo mundësi.
“Pabarazia për kyçje në tregun e punës – numri i ulët i grave të punësuara, dispozitat diskriminuese të pushimit të lehonisë, mungesa e parakushteve që gratë të mos e ndjejnë këtë pabarazi, janë vetëm disa nga çështjet themelore që kërkojnë trajtim të menjëhershëm në aspektin ligjor”, tha ajo.