Besimtarët myslimanë në botë, përfshirë ata në Kosovë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit.
Dita e parë e agjërimit është të hënën.
Për këtë, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava të dielën në ora 11:00 do t’i drejtohet opinionit publik me një mesazh.
Gjatë këtij muaji institucionet e shtetit, shtrojnë iftare për krerët e BIK’ut, por edhe organizatat joinstitucionale organizohen në këtë muaj për ata që agjërojnë.