Gashi thotë se ende ka ekipe të zjarrfikësve në Drenas: Shuarja e zjarrit mund të zgjasë edhe disa orë

Kosova

Gashi thotë se ende ka ekipe të zjarrfikësve në Drenas: Shuarja e zjarrit mund të zgjasë edhe disa orë

Më: 11 mars 2024 Në ora: 23:48
Mal Gashi

Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në një fabrikë të plastikës, që gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas.

Në lidhje me këtë sonte në “Edicionin Special” ka folur komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, duke thënë se zjarri është lokalizuar dhe s’ka mundësi që të përhapet.

Ai është shprehur se ka ende ekipe të zjarrfikësve atje dhe sipas tij, shuarja e zjarrit mund të zgjasë edhe për disa orë.

“Zjarri është i lokalizuar dhe nuk ka mundësi të përhapet, për faktin s e mbahet nën kontroll, mirëpo shuarja e tij mund të zgjasë edhe për disa orë, krejtësisht është për shkak të materialit që është u ndezur. Ekipet qëndrojnë aty përreth dhe qëndrojnë në gatishmëri”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat