Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kuadër të aktiviteteve që po zhvillon në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë, ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Marrëveshja u nënshkrua për të avancuar bashkëpunimin dhe mbështetur aspektin akademik, avancimin e njohurive ekonomike dhe financiare, shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin për projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë, financave dhe edukimit financiar.
Pas këtij nënshkrimi, Guvernatori Ismaili po mban një ligjëratë rreth Bankës Qendrore dhe rolit të saj në Sistemin Financiar të Kosovës.
Ligjërata po mbahet me studentë të këtij fakulteti.