Kryetarja e Gjykatës Kushtetuse, Gresa Caka Nimani, tha se barazia në Kosovë do të festohet pas një shekulli.
Ajo kështu u shpreh në konferencën “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë”, e organizuar nga Nacional Democratic Institute, në kuadër të Javës së Gruas.
Përmes një fjalimi me videolidhje, ambasadorja amerikane për çështjet globale të grave, Getta Rau Gupta, tha se pjesëmarrja e grave në ekonomi e bënë një shoqëri më të qëndrueshme.
Duke filluar nga ora 13:30, pritet të mbaj fjalim edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me temën “Diversifikimi i përfaqsimit: Gjinia, Politika dhe Ekonimia”.