Ka përfunduar ndërtimi i urave në fshatrat Akrashticë, Duboc, Smrekonicë dhe në Studime të Epërme.
Të cilat do të ofrojnë siguri për qytetarët që kalojnë përmes tyre.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, teksa deklaroi se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është prioritet.
“Përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatra të Vushtrrisë e kemi prioritet”, tha kryetari Idrizi.