Sot mbushen 25 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.
Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.
Komuna e Rahovecit sot gjatë ditës organizon tubim përkujtimor te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Brestovc, duke filluar nga ora 10:00.
Tubime përkujtimore do të mbahen edhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Fortesë nga ora 11:00 dhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Celinë nga ora 13:00)