Ditë më parë pata rastin të marrë pjesë me një grup të studentëve të juridikut nga Universiteti i Prishtinës dhe një grup i studentëve të juridikut nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Takimet u organizuan nën patronazhin e Dekanatit të Fakultetit Juridik, dhe udhëheqjen e Prof.dr.Arsim Bajrami.
Me studentët takimet u zhvilluan fillmisht në Kuvendin e Kosovës, pastaj në universitetin e Prishtinës, dhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Takimi që më la shumë përshtypje dhe ishte bresëlënëse, ishte takimi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, u mirërpritëm nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Gresa Caka -Nimani.
Para të pranishshëve mbajti një fjalë rasti Kryetarja e kësaj, gjykate, znj. Gresa caka -Nimani. e cila foli për punën dhe sfidtat e kësaj gjykate, e cila mbetet shembull në rajon se sa mirë është duke funksionuar dhe kryer punën e saj.
Pastaj, një fjalë rasti ju dha Prof.dr. Ksenofon Krisafi, i cili foli para të pranishmeve për punën dhe sfidtat e UMSH dhe partneriteti me universitetet vendore e nderkombëtare.
Po ashtu edhe Prof.dr.Arsim Bajrami, morri fjalën, pasi ishte promotor i këtij organizimi. Fillmisht profesori Arsim e falenderoj Kryetaren e kësaj gjykate, znj. Gresa Caka -Nimani, për mirëpritjen dhe bashkëpunimin me universitetin e Prishtinës, dhe në pika të shkurta foli për rolin dhe funksionimin e sukseshem të kësaj gjykate dhe partneritetin e saj, me gjykatat vendore e ndërkombëtare.
Pasatj, filloi debati me studentët pyetje e pëgjigje, u krijua një atmosferë pune, dhe ajo çka më la tej mase përshtypje ishte paraqitje dhe performca e lartë e studentëve të fakultetit juridik, të UP-së.
Sinqerisht pa berë krahasime, mbeta i shokuar se sa të përgaditur dhe aq bukur bënin përgjigje e pyetje, para të pranishmëve, këta student të juridikut sa më lan përshtypje sikur të ishin studentë nga universiteti Harvardit apo i Arizones.
Për fund kryesuesja e Gjykates Kushtetuese të Kosoves, Lama, në shenje respekti falendorj profesorët e nderuar z.Ksenofon Krisafit dhe z. Arsim Bajramn me mirënjohje, për kontributin e tyre në arsim për vite të tëra.
Pasi perfunduam takimin, e falenderova profesorin Arsim, për ftesën dhe i shpreha mirënjohje dhe respekt i cili për katër dekada punë të palodhur me studentët në universitetin e Prishtinës.
Vleresimi im për studente e fakultetit juridik, u bë për pak ditë relaitet.
Tani studentët e juridikut të cilët morrën pjesë në garat e nivelit botëror "Willem C Vis International Arbitration Moot", që u organizuan në Vjenë të Austrisë, u ranguan në top listën e tretë nga 364 universitet në botë.
"Willem C Vis International Arbitration Moot" është garë e arbitrazhit ndërkombëtarë komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë.