Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij ka shkuar te familja e heroit Afrim Bunjaku.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Hamza, i cili ka shtuar se vizitën e kanë bërë për të uruar festën e Bajramit.
“Bashkë me bashkëshorten dhe vajzën Doruntinën, ishim për të uruar festën e Fitër Bajramit tek familja e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë!”, ka thënë Hamza.