Disa raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Cak i dhunës kanë qenë gratë.
Siç njofton policia e Kosovës raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme janë raportuar në Podujevë, Fushë Kosovë, Klinë e Gjakovë.
Në Podujevë një shtetase e huaj ka raportuar në polici se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, duke i shkaktuar edhe lëndime. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
Një rast i tillë është raportuar edhe në Fushë Kosovë. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Klinë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari sipas policisë është liruar në procedurë të rregullt.
“Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Po ashtu edhe në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar që kishte tentuar ta sulmojë fizikisht një grua. I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë / 10.04.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se e kishte fyer verbalisht si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimen femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.