Lëvizja Feministe Studentore ka vazhduar me protestën për shkarkimin e profesorit universitar Xhevat Krasniqi.
“Përjashtojeni Xhevat Krasniqin” – është thirrja e protestueseve që po qëndrojnë në hyrje të objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Ndërkaq, duke filluar nga ora 11:00, Këshilli i Etikës ka nisur mbledhjen në të cilën do të shqyrtohet denoncimi ndaj Krasniqit.
Profesori Krasniqi është denoncuar për ngacmim seksual nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Protestuesit pritet të qëndrojnë gjatë tërë ditës para Rektoratit.