Disa fakultete të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga 1 tetori do të jenë me udhëheqës të rinj.
Sipas njoftimit të Rektoratit të UP-së ka përfunduar zgjedhja e dekanëve të njësive akademike.
“Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe të qetë”, thuhet në njoftim.
Këta janë dekanët e zgjedhur të fakulteteve:
1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi
2. Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri
3. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu
4. Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi
5. Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari
6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj
7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi
8. Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi
9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani
10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi
11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci
12. Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka
13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj
14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca