Komuna e Fushë- Kosovës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e një rruge.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se memorandumet i nisen me Komunën e Prishtinës, pastaj Gjilanit, e sot po i vazhdojnë edhe me komunat e tjera.
“Në Fushë-Kosovë, nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projekteve infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojmë Komunën e Fushë-Kosovës me 295.070 euro”, ka shkruar Durmishi.
Ai tha se qëllimi i këtij memorandumi është financimi i tërësishëm për projektin infrastrukturor: Rikonstruimi i rrugës te “Gurët e gjatë” në Fushë- Kosovë.