Komisioni për Arsim ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin pёr Rini.
Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, të rinjtë që morën pjesë në këtë dëgjim publik kanë shprehur shqetësimet e tyre nëse do të ketë politizime apo edhe mos aktivizim të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal.
Ky është selektori i ri i Kombëtares së Kosovës në boks
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza tha se ka komuna që nuk kanë zyrtarë për rini dhe nuk kanë parasysh politikat rinore.Studenti Burim Zasella përmendi keqpërdorimin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal.
Edhe Drita Dibrani e cila mori pjesë në këtë dëgjim publik shprehi dilemat e saj, teksa theksoi se një nga pikat kanë të bëjnë me politizim.