Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile.
Sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 litër për metër katrorë.