Thirrjet e mesazhet e panumërta nuk u ndalën ndaj gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti, nga djem e burra që janë pjesë e grupit “AlbKings”.
Pasi numri i saj personal u përhap në këtë faqe, shumë të panjohur tentuan të bien në kontakt me Thaçi-Mehmetin.
Njëri nga ta, madje pretendon që nuk e di se si dhe nga kush e mori numri personal të gazetares dhe mohoi kategorikisht që është pjesë e grupit “AlbKings”.
Ky ishte vetëm njëri ndër shumë të tjerë që gazetaren e shqetësuan për dy ditë radhazi.