Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi kundër rriqrave.
Berisha deklaroi se procesi ende s’ka filluar dhe pritët të filloj gjatë muajit maj.
Ai ka bërë të ditur edhe masat që kanë marr.
“Masat i kemi ndërmarr janë hapur procedurat në prokurorim për me përzgjedh operatorin për dezisenktimit, stafi në QKMF është i mobilizuar mbahet evidencë për çdo ditë gjithçka është nën kontroll. Nga gjysma e muajit maj, varësisht nga kushtet atmosferike duhet të fillojmë me dezisenktim”, vlerëson Berisha.
Vetëdijesimi për mbrojtën e pickimit nga rriqrat nuk mungon, thotë Berisha.
“Ata që pickohet ju hiqet rriqni dhe udhëzohen nga mjekët në QKMF si të veprojnë tutje. Në aspektin e vetëdisimit janë shumë mirë të informuar se si duhet të mbrohen”, përfundoi Berisha.