Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur te vendi i njohur si semaforët e Fakultetit Teknik.
Policia ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet e shkaktuara te dy veturat e përfshira në aksident.