Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci.
Ai ka ka vlerësuar lart figurën e tij, duke thënë se “Iliri përveçse ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, ai gjithashtu ishte themelues i sektorit të logjistikës së UÇK-së”.
“Derisa ai ndjeu për borxh lirinë e vendit, ne ndjejmë për borxh drejtësinë për të”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
26 vjet më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, humbi një nga strategët e saj të jashtëzakonshëm, Ilir Konushevcin.
Iliri përveçse ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, ai gjithashtu ishte themelues i sektorit të logjistikës së UÇK-së.
Trimërinë, përkushtimin e vendosmërinë në luftën për liri, Iliri e dëshmoi deri në frymën e fundit të tij.
Pa trimat si Iliri dhe bashkëluftëtarët e tij, liria jonë do të ishte e pamundur.
Derisa ai ndjeu për borxh lirinë e vendit, ne ndjejmë për borxh drejtësinë për të.
Vrasja e Ilirit së bashku me mjekun Hazir Mala në një pritë të organizuar, ishte një nga humbjet më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtimi e nderimi për Heroin e Kosovës, Ilir Konushevci do të jetojë përherë!