Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj atdheut me luftëtarë të zotë

Kosova

Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj atdheut me luftëtarë të zotë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 20:04
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit.

Haradinaj ka thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për luftën.

Rahoveci e ka dëshmuar kontributin ndaj Atdheut në luftën e fundit për liri përmes shumë luftëtarëve të zotë sa që edhe historia do të rrëfejë për ta tek brezat e ardhshëm. Me 12 maj 1998, pushkët e luftëtarëve të lirisë kumbuan në Anadrini.

Betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për Luftën Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut”, ka thënë Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat