Klinika Psikiatrike – Reparti i fëmijëve dhe adoleshentëve është transformuar.
Në javën e shëndetit mendor, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ndarë fotografi që tregojnë transformimin e kësaj Klinike që tash ka marrë pamje krejt tjetër.
Ky investim kapë vlerën e 110,335.07 euro.

Ai është investim i Ministrisë së Ekonomisë në kuadër programit për efiçiencë të energjisë.