Gjatë ditës së nesërme, në Kompleksin e Dëshmorëve në Strellc të Epërm do të përkujtohen me homazhe dëshmorët e Strellcit dhe heroi, Ismet Ukaj.
Homazhet do të nisin nga ora 12:00, teksa do të përkujtohet 26-vjetori i rënies heroike të tij.
Me 25 maj të vitit 1998, kishte shpërthyer lufta frontale në Strellc të Epërm, dhe po atë ditë kishte rënë edhe dëshmori i parë i këtij fshati, Ismet Ukaj.
Ndërkohë në frontet tjera të luftës ranë dëshmor edhe 12 luftëtarë të këtij fshati.